Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë një nga temat më të nxehta të diskutuara nga fansat.
Së fundmi, Egli është parë në dy postimet e fundit në Instagram duke mbajtur në dorë unazën që Gjesti i dhuroi gjatë ceremonisë së tyre të martesës në program. Kjo ka ndezur edhe më shumë dyshimet dhe kuriozitetin e ndjekësve të tyre, të cilët po përpiqen të kuptojnë nëse ata janë ende bashkë, nëse marrëdhënia është përfunduar, apo ndoshta është thjesht një lojë e zgjuar marketingu.
Një gjë është e sigurt: unaza në dorën e Eglit është bërë simboli i misterit dhe dilemës që rrethon çiftin pas Big Brother VIP, duke bërë që fansat të vazhdojnë të ndjekin çdo lëvizje dhe postim të tyre me shumë vëmendje.
A do të ketë së shpejti një përgjigje nga Egli apo Gjesti për të qartësuar këtë histori? Koha do ta tregojë.