• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vera e bashkëpunimeve, Nora Istrefi vjen më ndryshe se asnjëherë me reperen e njohur

Duket se kjo verë do të ketë si kryefjalë në muzikë bashkëpunimet. Shumë këngëtarë kanë njoftuar se po punojnë fort për të sjellë projekte mjaft të mira. Edhe Nora Istrefi duket se ka vendosur të vijë ndryshe. “Prive” ka zbuluar se Nora do të bashkëpunojë me reperen Melinda Ademi. Megjithatë nuk ka akoma asnjë datë lançimi apo titull të këngës.

Me siguri kjo këngë do të kthehet në një hit, ashtu si shumë këngë të dy artistevs. Kujtojmë se projekti i fundit i Norës ishte “Anna” në bashkëpunim me Gjikon, ndërsa i Melindës ai i 4 javëve më parë i titulluar “24 bars”.