Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vesa Luma dhe Big Basta nisin “krushqinë” me Rudina Magjistarin

25/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vesa Luma dhe Big Basta nisin “krushqinë” me Rudina Magjistarin

Vesa Luma dhe Big Basta, kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan. Duke ndarë me të gjithë emocionet e jetës së tyre të re si prindër, vitin e mbarë pas dasmës, periudhën e ëmbël të shtatzënisë dhe sidomos muajt e parë pas ardhjes në jetë të Lianit, dy këngëtarët kanë rrëfyer edhe planet e reja që kanë për jetën e tyre artistike. Prej kohësh, Big Basta dhe Vesa bëjnë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës, por së shpejti do të transferohen në kryeqytetin e Kosovës, meqenëse nisin disa projekte të reja. Vesa, si nënë e re, muajt e parë pas lindjes i ka kaluar pranë familjes, të cilën e ka pasur ndihmë edhe për Lianin, megjithatë, siҫ tregoi ajo, distanca nuk është më ajo që u dukej disa vite më parë: “Tani nuk na duket aq larg sa në fillim. Fatkeqësisht, edhe jemi mësuar të mos rrimë në një vend për shkak të profesionit, kështu që nuk na duket më aq e vështirë… “ – tregon ajo.
Por Vesa dhe Geri kishin edhe një qëllim tjetër “të fshehtë” për këtë vizitë në studion e Rudinës. Pasi rrëfyen se sa të mirë e kanë djalin e tyre (si të gjithë prindërit), sa të gjallë e sa energjik, në fund të programit, Vesa i tregoi Rudinës propozimin e Gerit para programit: “Geri më tha më parë ‘të mos harrojmë t’i themi Rudinës për shkesën…”, pra meqë ata kanë një djalë dhe Rudina vajzë, t’i bashkojnë të dy e të bëhen krushq: “Po unë e kam Mian 6 muaj më të madhe… ku ta ҫoj unë vajzën?”, – tha Rudina duke qeshur. I menjëhershëm ishte reagimi i Vesës, e cila tha se nuk është fare problem, sepse edhe ajo është pak më e madhe se Geri. Kështu, Mia dhe Liani, sot e tutje janë nën vëzhgim për t’u bërë ҫifti i parë i bebeve të showbizit./RevistaClass





ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Studim: Truri ruan kujtimet e bukura dhe të këqija në pjesë të veçuara

Studim: Truri ruan kujtimet e bukura dhe të këqija në pjesë të veçuara








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera