Këngëtarja bukuroshe,Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta disa ditë më parë u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Vogëlushi i cili u pagëzua me emrin Lian, ka bërë që prindërit e tij të përjetojnë emocione shumë të forta. Vetëm sot, në festën e 1 qershorit Vesa ka publikuar foton e parë me djalin duke uruar dhe të gjithë fëmijët. “Nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë gëzimin dhe emocionin më tē mirë në botë që po më jep kjo ndjesi e të qënit nënë”-shkruan këngëtarja ndër të tjera.