Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vesa Luma sqaron njëherë e mirë raportin me Big Bastën dhe ka një pyetje për ndjekësit!

10/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Vesa Luma sqaron njëherë e mirë raportin me Big Bastën dhe ka një pyetje për ndjekësit!

Reperi i njohur Big Basta, ose Geri siç e thërret me përkëdheli bashkëshortja e tij, po fiton zemrat e publikut me sjelljen e tij të qetë dhe të qytetëruar në reality show-n “Ferma VIP”. Por pak e dinë që pas këtij vendimi qëndron një shtysë e fortë nga Vesa Luma, e cila ka ndarë publikisht arsyen personale pse e ka inkurajuar atë të bëhet pjesë e formatit.





“Gjatë gjithë jetës time kam shfrytëzuar platformat e mia për të luftuar fenomene që kanë shfaqur një anë jo shumë pozitive në shoqërinë tonë,” shkruan Vesa, duke shtuar se ndjeshmëria e saj u shtua akoma më shumë pas lindjes së djalit. Pikërisht nga dëshira për t’i dhënë djalit të tyre një shembull të vërtetë, ajo e ka shtyrë Big Bastën të marrë pjesë në këtë format, me synimin për të treguar një tjetër lloj modeli publik: të matur, të edukuar dhe me vlera.

“Nuk e dija që ajo që do më dhimbte më shumë, është të shoh kolegë e artistë që japin shembuj të këqij tek rinia. Aty më mbyllet goja…” – rrëfen ajo. Por në vend të heshtjes, ka zgjedhur veprimin.


“Një nga arsyet pse @bigbastazone është bërë pjesë e ‘Ferma VIP’ është të japë një shembull ndryshe, të japë një fije shprese që ka dhe artistë të civilizuar, me edukatë e me kulturë. Artistë që s’kanë nevojë t’i kenë frikë pse ngrejnë zërin, por japin shembull përmes qetësisë dhe inteligjencës.”

Ajo e quan Gerin “i vetmi repist social dhe njeriu më i drejtë e më këmbë në tokë që kam njohur”, dhe shprehet krenare që më në fund publiku po e njeh vërtet për atë që ai është. “Jam jashtë mase e lumtur e krenare, që më në fund po e njihni Gerin, po e mbështetni aq fort.”

Megjithë vështirësitë e ditëve të fundit, ajo thekson se mesazhi që Geri po përcjell në mënyrë të heshtur është i fortë:
“I duruari, i fituari.”

Në fund, Vesa e mbyll mesazhin me një pyetje për ndjekësit:
“Tani më thoni… t’i shkoj t’ia bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën? Nga unë e di vetë ç’t’i them, por nga ju… çfarë t’i them?”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
“Ha çdo ditë 12…” Tom Cruise zbulon dietën e tij të pazakontë ushqimore!

“Ha çdo ditë 12…” Tom Cruise zbulon dietën e tij të pazakontë ushqimore!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera