Dermatologët e kanë thënë gjithmonë se ‘make up’-i është armiku numër 1 i fytyrës. Kimikatet e shumta që vajzat përdorin për tu dukur sa më bukur, bllokojnë poret dhe acarojnë lëkurën. Pavarësisht kësaj femrat e kanë të vështirë të heqin dorë nga grimi për t’ju kthyer natyralitetit.
Por me sa duket Vesa Luma ja ka dalë më së miri dhe rezultati është ky në foto. Tani që është larg mediave, Vesa ka zgjedhur të mos përdorë grim për 10 muaj rresht. Nëpërmjet një fotografie të postuar pak minuta më parë në ‘Instastory’ këngëtarja tregon rezultatin e përpjekjes dhe është për t’u admiruar. Një lëkurë e pastër si bebe, të cilën nuk ke frikë ta shfaqësh pa ‘make up’./revistawho.com