Pas ndarjes nga Tea, Vesel Kurtishaj fitues i edicionit të 8 të “Big Brother Albania” ua ka prerë shpresat të gjithave. Pasi është fotografuar teksa darkonte me Aurela Hoxhën, Veseli u përfol për një lidhje me të, por siç tregon ai, të vetmet marrëdhënie që ka me modelen janë çështje pune. Por sa i prirur është drejt dashurisë djali nga Kosova? Në një intervistë për “Bluetooth”, ai sqaron se, “Kam vendosur t’i përkushtohem karrierës, të krijoj një karrierë timen sepse vajzat më kanë ardhur në majë të hundës. Ne në Kosovë kemi një shprehje, që është shumë herët t’i fus vetes të dy këmbët në një këpucë”.