Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Veshjet që e bëjnë atë për vete

17/05/2016
in Jetë, Këshilla, Modë
Reading Time: 3 mins read
A A
Veshjet që e bëjnë atë për vete

Sigurisht, një burrë shikon së pari pikërisht këto, krehjen, këpucët, syzet…për të treguar se je inteligjente, ka kohë. Në fillim duhet të jesh mbi të gjitha seksi. Për të zgjidhur dyshimet e stilit dhe lehtësuar zgjedhjen para gardërobës, ne kemi hartuar një guidë për gratë që dëshirojnë të kuptojnë se çfarë meshkujve u duket më seksi…





Veshjet intime

Pyetjen me siguri e keni në majë të gjuhës: “E çfarë rëndësie paska kurimi i veshjeve intime, kur ato as që duken? Edhe ne përgjigjen e kemi në majë të gjuhës: nëse një grua ka veshur poshtë rrobave të brendshme seksi, automatikisht do të ndihet seksi, do të flasë e do të ecë në mënyrë më sensuale. Pra, nuk ka rëndësi nëse duken apo jo, as nëse bëhet fjalë për intime të kushtueshme. Ajo që ka rëndësi është që të jenë aq sa duhet “djallëzore”. Ky do të jetë një sekret pikant personal. Pra, braktisi kompletet mbathje dhe të brendshme alla Bridget Jones!


Flokët

Janë një nga pikat më seksi për një femër. Flokët i gjuajnë meshkujt si të ishin tentakula. Nuk ka rëndësi prerja, ngjyra, nëse janë kaçurrela apo të drejta. E rëndësishme është që të jenë të pastër dhe pak të çrregullt, sikur sapo të jesh çuar nga shtrati. Kjo u pëlqen shumë burrave. Vetëm se duhet të kini parasysh se flokët e gjatë kanë më shumë shanse ta bëjnë për vete sesa flokët e shkurtër, për vetë pamjen paksa mashkullore që tentojnë të krijojnë.

Syzet

Nuk mund të mungojnë për të kompletuar look-un strategjik. Është thelbësore zgjedhja e një modeli që t’i japë fytyrës pamje inteligjente. Por kujdes! Xhamat duhet të jenë akull. Domethënë gjithmonë të pastër. Objektivi: t’i mëshosh një tis misteri, që do të ngjallë pashmangshmërisht kuriozitetin e një mashkulli që të vështron.

Këpucët

Gratë i adhurojnë, burrat i konsiderojnë një aksesor të zakonshëm. Të parat i kanë dollapët plot; të dytët blejnë vetëm variante të modelit “të rehatshme”, tre palë, maksimumi katër. Por, nëse ai të bën një kompliment për këpucët, dy janë arsyet: ose është gay, ose është duke të gjuajtur. Sa për llojin e këpucëve që të gjithë meshkujt e planetit e vënë re, është një dhe vetëm një: ato me taka të larta. Jo më kot. Janë pikërisht ato që i bëjnë këmbët të duken përsosmërisht seksi. Shembulli klasik? Një vajzë me taka të larta dhe bikini. Në plazh, sigurisht kjo nuk është aspak komode. Por ata do ta vinin re kudo që të ishte.

Must-have

Bluza mini dhe xhinse ultraslim mund të të transformojnë në një “vrasëse të rrezikshme”. Must-have të çdo dollapi janë ideale për t’u miksuar, nëse e ke bërë tashmë për vete atë që të intereson dhe pranon që në takimin e dytë nuk dëshiron të jesh edhe aq elegante sa në të parin.

Fustani

Çdo femër e vesh një fustan në mënyra të ndryshme. I vetmi rregull që vlen për të gjitha është zgjedhja e një fustani që nxjerr në pah pikat e forta të trupit e saj. Nëse ke një shpinë tërheqëse, këmbë joshëse ose një dekolte seksi, duhet ta vësh theksin pikërisht aty. Këto karakteristika duhet të jenë sa më të dukshme. E mos u përpiqni të fshini ijët e rrumbullakosura: meshkujt i adhurojnë.

Tags: veshjet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Angelina Jolie i bën thirrje shteteve: “Mos i mbyllni kufinjtë për refugjatët ilegalë”

Angelina Jolie i bën thirrje shteteve: “Mos i mbyllni kufinjtë për refugjatët ilegalë”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera