Djali i superyllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo, ka bërë tashmë blerjen e tij të parë të madhe. Vetëm 15 vjeç, Cristiano Ronaldo Junior është parë duke pozuar krenar pranë një Lamborghini Urus S të bardhë – një makinë superluksoze që e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Modeli i zgjedhur nga i riu nuk është aspak i zakonshëm. Lamborghini Urus S kushton rreth 265 mijë euro në Spanjë dhe përfaqëson një kombinim perfekt të fuqisë dhe elegancës. Automjeti sportiv vjen me një motor V8 me turbo, që zhvillon 650 kuaj fuqi, duke e lejuar të përshpejtojë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 3.5 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 305 km/orë.
Megjithatë, Cristiano Jr. do të duhet të presë edhe pak për ta drejtuar vetë këtë “bishë” luksoze, pasi ligji në Arabinë Saudite, ku familja Ronaldo jeton aktualisht, lejon drejtimin e automjeteve vetëm pas moshës 18 vjeç.








