Eranda Libohova, një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar ka folur si rrallëherë për jetën e saj privatë në emisionin “Fol me mua”. Këngëtarja tha se e dëgjon shpesh pyetjen “Pse nuk je martuar?”, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria. Madje Eranda tregoi se edhe kur ka qenë çift, në momentin që ka ndjerë presion, ia ka mbathur. Tipike një Virgjëreshë në horoskop që e vlerëson lirinë dhe të qenurit vetvetja në një marrëdhënie.
“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, u shpreh Eranda.








