Trikot me kuadrata mund të na duken pak të dala jashtë mode, por jo këtë dimër. Elvana, Era dhe Gigi Hadid janë shfaqur të treja të veshura shumë ngrohtë. Elvana u shfaq në një video në Tiktok e veshur me një triko me kuadrata, Era dukej akoma më sexy me një body ndërsa Gigi trikon e kishte veshur brenda një xhakete lëkurë duke u shfaqur shumë stil. Epo meqë e veshën gocat e famshme, na u ndryshua mendja e me siguri do shohim më shpesh triko me kuadrata në vazhdim të dimrit.