Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Vetëm kremi i diellit nuk mjafton, ja si të mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme

09/05/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A

Lëkura e trupit të njeriut është pjesa më delikate, e cila duke qenë gjatë gjithë kohës e ekspozuar është shumë më e riskuar për t’u dëmtuar nga rrezet e diellit.





Dermatologia Migena Gega na jep disa këshilla sesi ta mbrojmë lëkurën tonë, çfarë kriteresh duhet të përmbushë një krem i mirë dielli, si ta kuptojmë kur është e domosdoshme të mos ekspozohemi në diell dhe shumë këshilla të tjera lidhur me këtë aspekt.

Kremi i diellit dhe mbrojtja ndaj tij, janë ndoshta mënyra më e thjeshtë për të parandaluar miliona raste me kancer lëkure, çdo vit. Megjithatë shumica prej nesh akoma harrojnë të vendosin kremin mbrojtës.


Ja disa këshilla sesi të mbroni lëkurën tuaj:

  1. Përdorni krem dielli çdo ditë, edhe nëse moti është me re.
  2. Aplikoni krem dielli të paktën 15-30 minuta përpara se të ekspozoheni. Përdorni gjithashtu një zbutës buzësh që përmban filtra mbrojtës të paktën 30 plus.
  3. Zgjidhni një mbrojtës diellor që mbron nga rrezatimi UVA dhe UVB. Sigurohuni të jetë rezistent ndaj ujit dhe të ketë një filtër së paku 30 plus ose më të lartë. Mbrojtësit e tjerë që nuk i plotësojnë këto kushte, mund t`u mbrojnë juve prej djegies, por jo prej kancerit të lëkurës.
  4. Riaplikoni kremin e diellit çdo dy orë. Riaplikojeni më shpesh nëse djersisni ose notoni.
  5. Bëni më tepër kujdes kur jeni pranë ujit dhe rërës. Këto sipërfaqe reflektojnë rrezet e dëmshme të diellit, duke rritur rrezikun për djegie.
  6. Mbani fëmijët që janë më pak se 6 muaj, të veshur dhe në hije.
  7. Limitoni kohën e ekspozimit që kaloni në diell ndërmjet orës 11:00 dhe 16:00 pasdite. Kjo është koha kur rrezet e diellit janë më intensive. Praktikoni rregullin e hijes: nëse hija është më e shkurtër se ju, rrezet e diellit kanë fortësinë maksimale e për rrjedhojë ju duhet të rrini në hije.
  8. Nëse është e mundur mbrohuni në orët e dëmshme duke veshur rroba të çelëta pambuku.
  9. Aksesorët që mund t`u ndihmojnë janë kapelja e syzet e diellit.

10.Bëni kujdes nëse merrni medikamente të caktuara nga goja, pasi ato mund t`u bëjnë më të ndjeshëm ndaj diellit. Këtu futen lloje të ndryshme antibiotikësh, anti inflamatorësh, ilaçe kundër       mykut, medikamente për tensionin dhe kemiopreparate.\revistawho.com

Tags: dermatologedielliKeshillaMigena Gega
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Greqia nuk u kualifikua në finale, flet Eleni Foureira: Më erdhi për të qarë

Greqia nuk u kualifikua në finale, flet Eleni Foureira: Më erdhi për të qarë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera