Dikur ngjyra rozë ishte e preferuara nga grimierët për të bërë eksperimente pak më të pazakonta, ndërsa tani ngjyra e gjelbër do na përndjekë gjithë vitin.
Që prej nisjes së serialit ‘Euphoria’ ca trende jo dhe aq të zakonta po zënë vend lehtësisht edhe në grimin e përditshëm. Ndër to është edhe ngjyra jeshile që jo vetëm po kombinohet bukur me tone të ndryshme te sytë, por edhe realizmi i penelit po shkon gjithmonë e më larg tradicionales.
E gjelbra është një ngjyrë shumë fine dhe intriguese, madje jep një sharm të pazakontë sido të kombinohet, mjafton të jetë qendra e vëmendjes.
Yjet e ekranit kanë nisur ta përdorin ndaj mund të frymëzoheni lehtësisht./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CYwXFJ7orgU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=777f626e-557c-441c-824d-d2d8e7ea9fc1