Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka reaguar së fundmi në lidhje me një situatë të ndodhur në edicionin aktual të Big Brother VIP 4, ku Rozana Radi dhe Gerta Gixhari shkëmbyen komente që përfshinin temën e mëmësisë. Konkretisht, Gerta i përmendi Rozanës se ajo nuk ka fëmijë, një frazë që Egla e ka përjetuar si një sulm të ngjashëm gjatë kohës së saj në shtëpinë e famshme.
Në një postim në Instagram, Egla e krahasoi këtë situatë me eksperiencën e saj, duke e distancuar veten dhe atë që asaj i ndodhi në BBV3 nga ajo që përjetoi Rozana në BBV4:
“Kjo ‘tema’ e mëmësisë më prek nga afër që nga momenti kur një femër pa skrupuj mu drejtua në BBV: ‘Ti Egla s’ke fëmijë’, e pastaj të tjerë ‘VIP-a’ e mbajtën si refren sepse nuk dinin çfarë tjetër të më thonin për të më lënduar! Sipas mendjes së tyre, më poshtëronin kur më përmendnin që nuk isha bërë dot nënë. Më prek nga afër edhe sot e kësaj dite, kur disa kokrra injorantësh, shumica femra, hijena që ushqehen me kërma nëpër rrjetet sociale, vazhdojnë refrenin që u mboll nga këta të ashtuquajturit VIP-a.
Nejse; unë kurrë nuk luajta rolin e viktimës, jo sepse nuk u lëndova, u lëndova aq sa shpirti im e di, por nuk luajta viktimën sepse isha përballë një ligësie pa frena, pa limit, pa skrupuj dhe nuk kishte kuptim të irritohesha përballë një kalbësire të tillë sociale. Pjesa tjetër e shoqërisë, ajo që ka empati, kulturë, intelekt më ‘pëqafoi’ në heshtje me votën e saj. Sepse publiku im nuk bërtet si gore nëpër rrjetet sociale, ashtu siç nuk bërtas as unë!
Duke parë sërish temën e mëmësisë në po të njëjtin format, kësaj radhe aspak me qëllim, kuptova që ishte thjesht një frazë kundërpërgjigje: ajo i tha ‘je nënë’, ajo tjetra i tha ‘ti s’je’… fiks paralelizëm me situatën kur m’u tha ‘je e qepur’ dhe unë u kundërpërgjigja ‘je e shqepur’; edhe këtu hijenave iu errën sytë dhe më etiketuan sikur jam anti-grave. Duke parë situatën qesharake të vetkrijuar nga tipja e BBV-së, mu kujtua një thënie: ‘Sa probleme vetëvlerësimi të maskuara si viktimizëm, sa keqdashje të maskuara si realizëm, sa shumë zili të maskuara si kritika.’ Kam bindjen se publiku e bën gjithmonë dallimin.”