Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez paditet pse postoi fotot e saj! 21/05/2025
Elita 5 fiton “Netët e Klipit Shqiptar”! Kush janë artistët e tjerë që morën çmime 21/05/2025
Blogerja që vizitoi çdo shtet të botës tregon vendin ku nuk do rikthehej kurrë! 21/05/2025
“S’kemi ku hamë”/Julia Ilirjani kujton periudhën e vështirë: I thashë Renees… 21/05/2025
E quajti një k*rvë të vdekur, vajza e Elon Musk rrëfen anët e errëta të miliarderit amerikan 21/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Vetëvlerësimi dhe rëndësia e tij, flet psikologia 

04/02/2016
in Intervista, Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A

Vetëvlerësimi është komponent vlerësues i konceptit për veten. Ai përfshin një vlerësim subjektiv emocional që secili prej nesh i bën vetes së tij. Nëse keni vetëvlerësim të lartë, atëherë ju pranoni, respektoni dhe vlerësoni pozitivisht veten tuaj. Nëse vetëvlerësimi juaj është i ulët atëherë ju prireni të hidhni poshtë, poshtëroni, ulni dhe vlerësoni negativisht veten. Në këtë intervistë me psikologen klinike Blerina Aliaj mund të kuptojmë më mirë rëndësinë e vetëvlerësimit dhe disa mënyra për ta rritur atë.





A është i rëndësishëm vetëvlerësimi në jetën e njeriut?

Më shumë se i rëndësishmën është i pashmangshëm. Secili prej nesh në jetën e tij kalon periudha të ndryshme, periudha kur ndihemi pozitivë me veten, për gjërat që bëjmë, por mund të ndihemi dhe inferiorë, të shkurajuar, madje dhe të pavlerë. Nëse këto ndenja negative zgjasin mund të ketë pasoja serioze si ankthi, depresioni, përdorim i alkoolit apo drogës, rezultate të ulëta në punë apo shkollë, etj.


Cilët faktorë ndikojnë në rritjen e tij?

Shumë studiues e lidhin rritjen e vetëvlerësimit me vetëefikasitetin, që në vetvete është besimi që njerëzit kanë që ata vetë mund t’i rregullojnë rezultatet e tyre. Vetëefikasiteti lidhet me detyra specifike. Nëse personat me vetëvlerësim të ulët përballen me detyra specifike të cilat mund t’i realizojnë me sukses edhe vlerësimi pozitiv që ata do të kenë për veten do të rritet.




A është i lidhur vetëvlerësimi me ndjenja si turpi dhe xhelozia?

Turpi mund të jetë një kontribues i vetëvlerësimit të ulët. Nëse një njëri është i turpshëm probabiliteti që ai të ketë një performancë të dobët është më i madh. Si rrjedhojë edhe vlerësimi që ai do te ketë për veten e tij do të jetë me nota më negative.

A mund të kalojë një person në vetëvlerësim të tepruar? Nëse po, çfarë pasojash ka dhe si mund të rekuperojë?

Po, një person mund të kalojë në vetëvlerësim të tepruar. Në këtë rast kemi të bejmë me një njeri me tipare narciziste, që do të thotë janë njerëz vanitozë dhe egocentrikë. Nëse keto karakteristika bëhen pengesë për funksionimin e tyre të përditshëm atëherë është e nevojshme që ata të marrin ndihmë të specializuar.

Tags: psikologeVetevleresimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

10 shenja që tregojnë se rrethi juaj shoqëror nuk është më për ju
Jetë

10 shenja që tregojnë se rrethi juaj shoqëror nuk është më për ju

19/05/2025
Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri – merr emrin Leo XIV
Jetë

Kush është Robert Francis Prevost, Papa i ri i Vatikanit

09/05/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!
Jetë

Kujdes, këto janë 10 profesionet më të prirura ndaj tradhtisë!

08/05/2025
Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!
Jetë

Si lindi 1 Maji: Një ditë proteste që u kthye në festë botërore!

01/05/2025
Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment
Jetë

Teknologjia kuantike e televizorëve Samsung: Shiko çdo detaj, ndjej çdo moment

28/04/2025
Next Post
Rihanna deklaron: “Jam single, nuk kam kohë për të dashur”

Rihanna deklaron: "Jam single, nuk kam kohë për të dashur"







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera