Victoria Beckham ka folur hapur për ndërhyrjet estetike.
Ajo e pranoi në vitin 2017 se kishte zmadhuar gjoksin pas spekulimeve në rritje nga fansat që kishin vënë re ndryshimet e saj fizike.
Në një intervistë për “Allure”, Victoria, nënë e 4 fëmijëve pranoi se i vjen keq për ndërhyrjen kirurgjikale, duke pranuar se e ka të vështirë të flasë rreth kësaj teme me vajzën e saj 12-vjeçare Harper..
Ndërhyrja e parë në gjoks ishte në vitin 1999, e ndjekur nga një tjetër në vitin 2006. Ajo u pendua për ndërhyrjen dhe në vitin 2009 vendosi të rikthehej në formën natyrale. Edhe pse e mohoi për vite me radhë, në vitin 2017 pranoi për “Vogue” se pasiguria me veten e kishte bërë të mos e pranonte një gjë të tillë. Ajo asokohe edhe këshillonte fansat të mos bënin ndërhyrje kirurgjikale.








