Gjithmonë është cilësuar si një ndër femrat më me influencë dhe frymëzuese në mbarë botën. Bëhet fjalë për victoria Beckham, e cila vetëm pak javë më parë festoi 10-vjetorin e markës së saj të veshjeve. Për të folur për jetën e saj si nënë dhe biznesmene, Victoria është bërë pjesë e kopertinës së ‘Vogue Australia’ për muajin nëntor.
Ajo ka pranuar se e ka të vështirë ta besojë se çfarë ka arritur gjatë këtyre viteve dhe se çelësi i suksesit të saj është vullneti dhe të punuarit pa pushim. Dizanjerja e njohur ka rrëfyer se markën e saj e ndien aq afër me zemrën, aq sa e konsideron si fëmijën e pestë. “Jetoj dhe marr frymë me këtë markë 7 ditë të javës: asnjëherë nuk e ndërpres, asnjëherë nuk shkojë për pushime apo nuk e fik telefonin ose ‘e-mail’-in. Është fëmija im i pestë”, – ka thënë Victoria. Labeli i Victoria Beckham u bë pjesë e tregut në vitin 2008, por në 2011-ën mori më shumë famë. /revistawho.com