Në vitin 2012, Victoria Beckham, ishte imazh i makinës ‘Range Rover’ dhe pikërisht nga kjo firmë, ajo bleu makinë, të cilën e dizenjoi vetë. 41 – vjeçarja e ka nxjerrë makinën në shitje për një çmim fillestar 60 mijë paund në një dyqan të zakonshëm, por tashmë çmimi ka zbritur në 55 mijë. Makina luksoze përfshin një televizor dhe 16 sisteme audio. Range Rover –i ka sedilje lëkure bezhë dhe ka një shpejtësi prej 135 milje për orë. “Mendoj se janë mërzitur nga makina, sepse nuk e përdorin”-u shpreh një punëtor i kompanisë.