Victoria Beckham shpërtheu në lot në shfaqjen e saj të modës në Paris, pasi u ribashkua me Nicola Peltz pas thashethemeve për një përçarje mes tyre. Victoria, u emocionua kur doli në skenë pas shfaqjes dhe u përlot para se të vraponte për të përqafuar bashkëshortin David. Ajo kishte veshur një fustan të zi, të markës së saj, shoqëruar me geta të zeza dhe çizme të zeza. Momenti prekës për Victorian erdhi kur djali i saj i madh Brooklyn Beckham, 23, dhe gruaja e tij Nicola Peltz, 27, u ulën në rreshtin e parë për ta mbështetur atë. Pjesëmarrja e tyre nuk u konfirmua deri në fillimin e shfaqjes, por më pas ata u panë në turmë. Mbështetja e Victorias nga çifti erdhi mes thashethemeve se ajo dhe Nicola nuk shkojnë mirë. David dhe Nicola u ulën përkrah pjesës tjetër të brezit të Beckham, duke përfshirë Romeo Beckham, 20, dhe Cruz Beckham, 17, dhe motrën e tyre 11-vjeçare Harper. E dashura e Cruz-it, Tana Holding, ishte gjithashtu e pranishme.









