Victoria Beckham ka shqetësuar fansat pasi këta të fundit kanë vënë re se tatuazhi i saj në kyçin e dorës për bashkëshortin David Beckham pothuajse nuk duket më.
Tatuazhi është në kyçin e saj të djathtë dhe përmban inicialet e Davidit.
Megjithatë, në një video ku promovonte buzkuqët e markës së saj, “Victoria Beckham Beauty”, ajo shihej teksa aplikonte nuancën e re pikërisht poshtë tatuazhit dhe dukej se ishte pothuajse tërësisht i zbehur.
“Pse e hoqe tatuazhin Victoria?” komentoi një fans nën video.
“Më falni për injorancën time, por a është ky një tatuazh që keni fshirë me lazer”, ka shkruar një tjetër.
Megjithatë, çdo shqetësim që mund të kenë fansat mund të hidhet poshtë, pasi një burim për TMZ raportoi se Victoria dhe ylli britanik i futbollit, 48 vjeç, po ecin mirë dhe se Victoria-s së fundmi i janë hequr disa tatuazhe nga trupi i saj.