Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës që bëri bashkë tre këngëtarë shumë të mirë, Elvana Gjatën, Capital T dhe 2Po2, duket qartë se kënga ‘Lejla’ është pa dyshim një sukses i vërtetë. Vetëm në kaq pak ditë kënga ka kapur shifrën e 3 milionë klikimeve në Youtube.
Kujtojmë se “Lejla” nënkupton kartëmonedhën e 500 euroshit. Me siguri që pas gjithë këtyre klikimeve, treshja Elvana Capital T dhe 2po2 po “lujn me lejla”.