Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Andrea Stefani përcillet për në banesën e fundit

06/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
VIDEO/ Andrea Stefani përcillet për në banesën e fundit

Gazetari dhe analisti i njohur, Andrea Stefani u percoll sot per ne banesen e fundit. Ne hollin e Televizionit Publik Shqiptar, u zhvillua edhe ceremonia mortore për nderimet e fundit te Stefanit, i cili u nda nga jeta ditën e shtunë, në një spital të Romës. Një ditë më parë trupi i pajetë i Stefanit mbërriti në atdhe dhe paraditen e sotme nisën homazhet në institucionin e RTSH-­së. Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Rama, i cili ka hyrë i vetëm në holl dhe është takuar me familjarët e Stefanit, duke i shprehur nga afër ngushëllimet. Ndërkohë, me lule në duar ka hyrë deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, shkruan “Panorama”. Homazhe kanë zhvilluar deputetet e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj dhe Gramoz Ruçi, ish­presidenti Alfred Moisiu, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Holli i RTSH u zgjodh jo më kot, u zgjodh simbolikisht për faktin se Andrea Stefani i kushtoi jetën dhe pasionin e tij pikërisht gazetarisë, ishte një figurë e njohur televizive, edhe pse jo në ekranin shtetëror. Pas homazheve, kortezhi mortor u nis drejt banesës së fundit, pranë varrezave të Tufinës. Analisti Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58­ vjeçare, në kulmin e karrierës së tij. Ndërsa publiku, ai që e mbështeste apo jo mendimin e tij, prisnin daljen e tij të radhës në një nga ekranet televizive, ku debatohej ashpër për politikën apo tema të mëdha të ditës, gjithnjë luftarak, pasionant, Andrea Stefani po luftonte me një sëmundje të pashërueshme. Duke mos dashur ta ndajë me të tjerët problemin e tij, ishin të paktë ata që e dinin se gazetari po kurohej nga një tumor në stomak. Edhe trajtimi i specializuar në një nga spitalet e Romës nuk mundi t’i shpëtonte jetën Stefanit. Siç janë shprehur këto ditë miqtë e tij të ngushtë, ai ishte shpresëplotë deri në momentin e fundit se do të mund ta fitonte këtë betejë, por pa mundur. Me ikjen e tij nga jeta, ai la pa dyshim një vend bosh në panelet televizive. Drejtuesve të debateve, të cilët gjithnjë dëshironin ta kishin pjesë të emisioneve të tyre, do t’u mungojë një nga analistët më karizmatikë, të majtës do t’i mungojë avokati më i ndershëm, ndërsa të djathtës kundërshtari më i palëkundur. Kanë shprehur ngushëllime Kryeministri Edi Rama, Mimi Kodheli, Astrit Patozi etj. Mes tyre edhe ish­kryeministri Sali Berisha, i cili pranon se “Andrea ishte një avokat i vendosur i së majtës, kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi dhe i së djathtës së vendit, që la një boshllëk të vërtetë në arenën e debatit dhe publicistikës sonë”. Andrea Stefani i takon brezit të gazetarëve të viteve të tranzicionit. Ai e filloi karrierën në vitin 1989 si gazetar pranë gazetës “Puna”, për të vijuar më pas si gazetar i lirë. Ka punuar në “Gazetën Shqiptare”; në gazetën “Rilindja” të Kosovës, që botohej në Tiranë, e më pas në gazetat “Shekulli”, “Panorama”, “Shqip”, “Dita” etj., në faqet e të cilave ka qenë përherë i pranishëm me shkrimet e tij fillimisht me karakter ekonomik e më pas politik. Stefani ka qenë për shumë vjet drejtues i programit investigativ “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet ishte i pranishëm në debatet e përnatshme, në ekranet më të rëndësishme. Ai është gjithashtu autor i librave publicistikë “Albanistan” dhe “Komplot kundër lirisë”./ Panorama





rama11

moisiu1


moisiu

ristani

rama3

Tags: andrea stefanihomazhet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Next Post
VIDEO/ Vjedhin “babagjyshin” prej çokollate në pastiçeri, çifti turpërohet në qendër të Tiranës

VIDEO/ Vjedhin “babagjyshin” prej çokollate në pastiçeri, çifti turpërohet në qendër të Tiranës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera