Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit! 03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit 03/02/2026
Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël! 02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh! 02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin… 02/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Artan Lame flet për sëmundjen: 2-3 gazeta kishin përgatitur lajmin e vdekjes sime

27/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Artan Lame flet për sëmundjen: 2-3 gazeta kishin përgatitur lajmin e vdekjes sime

Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t ka rrëfyer momentet delikate të jetës ku për pak i dha lamtumirën kësaj bote. Lame në një interviste për “Top Channel”, me shaka i tha jJonida Shehut se aq serioze ishte gjendja sa që disa media kishin përgatitur dhe shkrimin për vdekjen e tij. Nga ana tjetër, ai tregoi se operacioni i tij në zemër i ka larguar atij frikën nga vdekja.





Pjesë nga intervista

Kam kaluar disa prova dhe i mbijetova, e ke fjalën për prova që tregojnë se je njeri që punon në ngarkesë, në presion të lartë… për çfarë e ke fjalën?


Lame: Jo, edhe prova të kësaj ngjarjes… unë në shtet kam punuar gjithmonë në ngarkesa të lartë. Por edhe prova shëndetësore që kalova…

Të gjithë menduan se nuk do të riktheheshe më në detyrë duke marrë parasysh çfarë presioni të madh psikologjik ka kjo detyrë, u riktheve pas gjithë çfarë kalove…

Lame: Pak a shumë të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la sëmundja ishte të humbas frikën nga vdekja. Realisht totalisht e kam humbur. Megjithëse mund të ndodhi çdo gjë, mund të na bjeri një panel mbi kokë. Mendoja se do të bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtuese.

Njerëzit e tu të afërt janë të shqetësuar që ti nuk u kujdese dot për veten pas asaj që kalove por u riktheve edhe më energjik seç duhet.

Lame: Le t’ia lëmë groteskut këtë gjë sepse e bën dhe vdekjen të duket groteske. Mos harro se pati 203 nga mediat që përgatitën shkrimin për të nesërmen.

Nuk mendon se je me fat pas gjithçka kaloi?

Lame: Është pjesë e fatit, por këtu hyjmë në një filozofi të madhe. Nuk di të them realisht a është çështje fati apo çështje mjekësh. Besoj se është çështje e kombinimit të disa rrethanave ku ndonjëherë mjafton që diçka të shkojë keq dhe gjithçka mbaron me aq. Rasti e deshi që atë ditë të mos shkonte asgjë keq në një zinxhirë gjërash që duhet të lidheshin. Që nga momenti që më ndodhi, që nga mjeku, që nga telefoni, që nga celulari, që nga shoferi, që nga makina, që nga mos bllokimi i trafikut, që nga ekzistenca e mjekut që duhej për të kapur në moment atë që duhej. Do të kishte mjaftuar që një nga këto elementë të çalonte do të ishte duke folur me drejtorin e ri të Aluznit.

http://dai.ly/x4z8s26

 

Tags: artan lamesemundja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!
Breaking News

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!

03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim  dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit
Breaking News

Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit

03/02/2026
“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën
Breaking News

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën

02/02/2026
Next Post
VIDEO/ Behgjet Pacolli rrëfen vitet e mjerueshme të tij: S’kisha as rroba

VIDEO/ Behgjet Pacolli rrëfen vitet e mjerueshme të tij: S’kisha as rroba








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera