Këngëtari bukurosh Trim Jetullahu është përgjigjur në rubrikën “Kë zgjedh” të programit kosovar “Mirage”. Ai është pyetur për disa dyshe artistësh, ku mes motrave Vjollca zgjodhi Luanën si më seksi, ndërsa midis Dafinës dhe Elvanës, preferoi këtë të dytën. Por me kë do të dëshironte Trimi të kalonte një natë, mes kushërirave Samanta dhe Zaimina? Trimi zgjodhi Samantën, e në fakt mirë bëri se ajo është singëll. Përgjigjet e tjera i gjeni në videon e mëposhtme./ revistawho.com