Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndezur spekulime të reja pas koncertit të saj të fundit, ku është parë me një bark disi më të rrumbullakosur. Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave, të cilët po pyesin nëse artistja është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ndërkohë, as këngëtarja dhe as partneri i saj nuk kanë reaguar për të konfirmuar apo mohuar këto thashetheme, duke lënë gjithçka në kuadrin e supozimeve.
Nuk është hera e parë që emri i Dafinës lidhet me lajme të tilla. Prillin e kaluar, qarkulluan raportime se ajo ishte në pritje të një djali. Këto zëra nisën pas një postimi të saj në Instagram, ku Dafina shfaqej para pasqyrës dhe kishte shkruar “Mama e ardhshme”, çka nxiti komente dhe diskutime nga ndjekësit e saj.
https://vm.tiktok.com/ZMkUXvuTG/