Në rrjetet sociale, një postim i fundit i Gjesti ka ngritur shumë pyetje dhe komente nga ndjekësit e tij. Video e publikuar në InstaStory, ku në sfond dëgjohet një melodi turke, shoqërohet nga dy fotografi që duket se nuk janë thjesht rastësi.
Në ekran shfaqen pamje të ndryshme: së pari, këmbët e një vajze gjatë pushimeve, dhe më pas dy arusha me mbishkrimin “Me and You” së bashku me datën 23 korrik — detaje që menjëherë ndezën spekulime për kuptimin e tyre dhe mesazhet që mund të fshihen pas tyre.
Ky postim ka bërë që fansat të mendojnë nëse Gjesti po përjeton një gjendje emocionale të veçantë, apo nëse ka ndonjë situatë personale që po e shqetëson..
Për ndjekësit e Gjesti, mbetet mister nëse videot dhe imazhet e postuara përfaqësojnë një gjest vuajtjeje personale apo një mesazh të koduar ndaj dikujt.










