Në kopshtin zoologjik të Nashvilit, gjirafat, rinocerontët dhe flamingat ishin prej kafshëve që reaguan, duke u mbledhur së bashku dhe duke rrethuar njëra-tjetrën, shkruan “dailymail”, sipas “lajmi.net”.
Disa punëtorë të kopshtit zoologjik nuk janë të sigurt nëse kafshët kanë reaguar ndaj errësirës së papritur në mes të ditës, apo nga zhurma e turmës kishte shkaktuar shqetësimin e tyre.
Pothuajse 7.000 njerëz shkuan në kopshtin zoologjik të Nashvillit për të parë reagimet e kafshëve dhe njëkohësisht edhe eklipsin total diellor.








