Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Flet shqiptarja me pseudonimin “Miza”: Kur të dal nga burgu, do të vazhdoj sërish të punoj prostitutë

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Flet shqiptarja me pseudonimin “Miza”: Kur të dal nga burgu, do të vazhdoj sërish të punoj prostitutë

Në kohën kur po debatohet nëse duhet legalizuar ose jo prostitucioni në Shqipëri, janë gratë të cilët ushtrojnë profesionin më të vjetër në botë, të cilat rrëfejnë arsyet që i kanë shtyrë të shesin trupin e tyre. Xhoana, e cila njihet në Vlorë me nofkën “Miza”, tregon se u detyrua të hynte në rrugën e prostitucionit, në moshë fare të vogël, pasi ishte e vetmja mënyrë për të siguruar bukën e gojës, për vete dhe djalin e saj të mitur. “Familja ime që në moshën 10­vjeçe më ka nxjerr në rrugë. kam filluar të lyp në Portin e Vlorës dhe gjysma e jetës time ka kaluar rrugëve. Rashë shtatzënë, linda, e më pas e çova fëmijën tim në shtëpinë e fëmijës. Fillova ushtrimin e prostitucionit pasi nuk kisha mundësi tjetër si të jetoja. E ushtrova për tri vite.”, tha ajo. Ndonëse ndodhet prej tetë muajsh, në paraburgimin 325 në “Ali Demi”, Xhoana shprehet se sapo të dalë në liri, sërish do të ushtrojë prostitucion. “Nëse nuk pranon familja, do marr fëmijën tim dhe do marr një shtëpi me qira dhe do prostituojë prapë. Kam një fëmijë për të ushqyer. Nuk kam frikë se do më arrestojnë. Do e bëj pasi skam punë tjetër ku të iki”, pohoi më tej Xhoana. Ndërkohë Laureta, nënë e katër fëmijëve, e cila ndodhet në paraburgim e dyshuar për shfrytëzim prostitucioni edhe pse kundërshton akuzën, është e mendimit se prostitucioni duhet të ligjërohet. Sipas saj, shumë gra detyrohen t’i hyjnë rrugës së prostituimit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. “Të bëhet një orë e më parë. Dhe gratë e dinë se merret me atë punë dhe të jetë e legalizuar. Gratë nuk kanë pse vinë në burg, kam lënë fëmijët rrugëve. Ke shumë gra brenda që kanë lënë fëmijët jashtë nëpër brefotrofë.” tha Laureta. Ditët e fundit u kthye sërish në vëmendje të publikut, debati për legalizimin e prostitucionit, çka solli përplasje në radhët e intelektualëve. /News24






Tags: prostituta shqiptareRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
VIDEO/ Deklarata bombë e gazetarit: Sadam Hysein është ende gjallë

VIDEO/ Deklarata bombë e gazetarit: Sadam Hysein është ende gjallë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera