Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ “Gropa e vdekjes” në Vlorë, firma e ndërtimit vendos sinjalistikë rrugore pas vdekjes së 18-vjeçarit

28/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO/ Aksident tragjik në Vlorë, kush është 18-vjeçari që humbi jetën

Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit, trupi i pajetë i Kristo Panajotit, 18-vjeçarit nga Vlorë që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Lungomaren e këtij qyteti. Familjarët e viktimës akuzuan firmën e ndërtimit si shkaktare për vdekjen e të birit, për shkak të gropës së hapur në rrugën ku ra automjeti. “Top Channel” raporton se dy ditë pas aksidentit të rëndë në Vlorë, ku humbi jetën një 18 vjeçar, firma që po kryen punimet për ndërtimin e Lungomares ka marrë masa, duke vendosur sinjalistikën e nevojshme. Po ashtu, firma ka devijuar trafikun duke mos lënë asnjë mjet të kalojë drejt “gropës së vdekjes”, ku humbi jetën 18-vjeçari Kristo Panajoti, ndërsa shoku i tij Petraq Beja që drejtonte automjetin BMW X6 pritet të dalë para gjykatës ditën e martë për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në orët e vona të së dielës policia e qytetit bregdetar njofoi edhe ndalimin e 2 punonjësve të firmës që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë. Ilirian Tahmazi, me detyrë përgjegjes i sigurimit teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë inxhinier zbatues i Projektit, akuzohen për shkelje të rregullave dhe mbrojtjes në punë.





Ekspertët: Reforma e territorit, vakum për mbikëqyrjen e punimeve në rrugë

Për ekspertin e sigurisë rrugore Fatmir Hasho, situata e sinjalistikës në akset ku kryhen punime është në gjendje alarmante. “Në shumicën e aksidenteve me pasoja, sinjalistika ka qenë e mangët ose ka munguar fare. Në çdo vend duhet të lajmërohesh disa herë që në këtë sektor të kësaj rruge po kryhen punime dhe jo të gjendesh i papërgatitur vetëm disa metra para, ku nuk ke mundësi të reagosh”, deklaron Hasho. Mungesa e akteve nënligjore të reformës administrativo-territoriale, sipas ekpertit Hasho, ka lënë “zbuluar” mbikëqyrjen dhe përgjegjësitë për disa akse, nëse i takon Autoritetit Rrugor Shqiptar apo pushtetit lokal, shkruan sot “Top Channel”. “Kemi një handikap aktual, mes përgjegjësive ku ndahet ky detyrim. Për shembull, Bashkia e Tiranës shkon tanimë deri në Ndroq, më parë ishte deri në Kombinat ku vijonin komunat. Po nëse sot nga Kombinati në Ndroq do të kryhen punime, kush do t’i mbikëqyrë? Kjo duhet të përcaktohet qartë më akte nënligjore”, thotë Hasho. Sipas ekspertit, muajt e fundit është rritur edhe numri i padive për dëmshpërblim ndaj Autoritetit Rrugor dhe enteve lokale për përfshirjen në aksidente si pasojë e mungesës së sinjalistikës.


Tags: firma e ndertimitgropasinjalistikevdekjavlore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Next Post
VIDEO/ Ndahet nga jeta aktorja, “Zana” e filmit “Rrugë të Bardha” vdes në Francë nga leuçemia

VIDEO/ Ndahet nga jeta aktorja, “Zana” e filmit “Rrugë të Bardha” vdes në Francë nga leuçemia








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera