“Bon Bon” e Era Istrefit do të jetë pjesë e lojës “Just Dance” në Playstation, Nintendo dhe Xbox.
Versioni i ri i lojës shumë popullore të kërcimit do të përfshijë hite klasike si edhe hite të reja, si “Cheap Thrills” të Sia dhe Sean Paul, “Cake by the ocean” të DNCE; “Sorry” të Justin Bieber dhe mes tyre edhe hitin e këngëtares shqiptare.
Nuk ka dyshim se kjo këngë e ka kthyer Erën në këngëtaren më të kërkuar shqiptare në botë.