Nuk kishte se si të mungonte këtë verë edhe këngëtari i dashur, Adrian Gaxha. Ai sapo ka publikuar videon e tij të re ” My Girl”, që duket se është mirëpritur menjëherë nga publiku, pasi është shpërndarë në rrjetet sociale.
Ajo është një këngë ritmike por me doza të forta dashurie. Nuk e dimë se cilës vajze ja ka dedikuar Gaxha këtë projekt, pasi ai vitet e fundit është tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij private.