Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Në “sherrin” virtual Ermal-Ema u fut dhe Egla! 13/11/2025
Diddy kapet “mat”, thyen rregullat në burg dhe data e lirimit i shtyhet përsëri 13/11/2025
Shkenca foli: Gruaja më e bukur në botë sipas “raportit të artë” është….   13/11/2025
Sara Karaj bën histori: Brandet e saj shqiptare futen në rrjetin global të bukurisë 13/11/2025
“E bëra pa dëshirë”, Turjan Hysko e tha troç se cilin program nuk ka dashur! 13/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Jonida Maliqi pas thashethemeve për divorcin: Kam ende një unazë në gisht

04/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Jonida Maliqi pas thashethemeve për divorcin: Kam ende një unazë në gisht

Aq sa aktive në mediat sociale, aq është edhe selektive kur është fjala për të treguar cilësi në gjithçka që bën. Ky është profili i këngëtares së njohur Jonida Maliqi, e cila ka treguar më shumë për botën e fashionit, që e ka shoqëruar qysh në fillim të karrierës. Në një intervistë të fundit për Prive, Jonida ka folur ndër të tjera për biznesin e ri – Instagramin. Shumë kompani shqiptare dhe të huaja i janë ofruar për të reklamuar produktet e tyre, por edhe këtu, Jonidës i duhet të përzgjedhë: “Këtë pjesën e Instagramit, tani po e shoh si biznes. Më janë ofruar pa fund edhe biznese nga Shqipëria, por edhe nga vendet e huaja (rasti i setit të fundit fotografik me rroba banje të zeza ‘Moeva’). Më janë ofruar shumë, por unë jam deri diku selektive, sepse nuk dua të gënjej në cilësi dhe postimet e mia hera-herës paguhen, pse jo? Madje, disa syze i kam dhuratë”,– thotë ajo duke qeshur. Por, përveç biznesit, një fushë në të cilën ajo ka dëshmuar sukses, një pjesë që e ka të pamundur ta menaxhojë gjithmonë janë thashethemet. Pak kohë më parë, lajmi se Jonida Maliqi ishte në proces divorci u përhap me shpejtësi në media, aq sa u bë lajm i ditës. Për këtë, ashtu si gjithmonë për familjen, këngëtarja është e ashpër dhe deklaron prerë: “Fatkeqësisht, jetojmë në një realitet shumë të shëmtuar, ku njerëzit janë të prirur kundrejt dallavereve të shëmtuara. Pre e kësaj bëhen edhe mediat serioze apo edhe ato më pak serioze, shkruajnë gjithmonë tituj bombastikë dhe pastaj në vetvete, artikulli nuk përmban asnjë të vërtetë. Unë e kam mohuar këtë gjë përsa kohë kam këtë unazën në gisht dhe ende në gjykatë jam e martuar. Kur të jetë statusi ‘e divorcuar’ apo ‘single’, atëherë nuk do ta shikoni këtë unazë në gisht dhe do të jeni të parët që do ta merrni vesh, sigurisht.” Sa i përket muzikës, këngëtarja së shpejti do të vijë me një këngë dashurie, prodhim nga Kledi Bahiti. Për momentin po punohet për klipin e këngës dhe pritet të jetë në treg brenda sezonit veror./ Revistaclass.al






Tags: divorcJonida MaliqisqarimThashethemet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Në “sherrin” virtual Ermal-Ema u fut dhe Egla!
Breaking News

Në “sherrin” virtual Ermal-Ema u fut dhe Egla!

13/11/2025
Diddy kapet “mat”, thyen rregullat në burg dhe data e lirimit i shtyhet përsëri
Breaking News

Diddy kapet “mat”, thyen rregullat në burg dhe data e lirimit i shtyhet përsëri

13/11/2025
Shkenca foli: Gruaja më e bukur në botë sipas “raportit të artë” është….  
Breaking News

Shkenca foli: Gruaja më e bukur në botë sipas “raportit të artë” është….  

13/11/2025
Sara Karaj bën histori: Brandet e saj shqiptare futen në rrjetin global të bukurisë
Breaking News

Sara Karaj bën histori: Brandet e saj shqiptare futen në rrjetin global të bukurisë

13/11/2025
“E bëra pa dëshirë”, Turjan Hysko e tha troç se cilin program nuk ka dashur!
Breaking News

“E bëra pa dëshirë”, Turjan Hysko e tha troç se cilin program nuk ka dashur!

13/11/2025
Efi zbulon tatuazhin e ri! Ja ç’fsheh simboli misterioz në trupin e saj
Breaking News

Efi zbulon tatuazhin e ri! Ja ç’fsheh simboli misterioz në trupin e saj

12/11/2025
Next Post
FOTO/ Familja Hoxha dhe Ledioni festojnë ditëlindjen e Itanit, djalit të vetëm

FOTO/ Familja Hoxha dhe Ledioni festojnë ditëlindjen e Itanit, djalit të vetëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera