Këngëtari nga Bjellorusia, Ivan, do të performojë në ‘Eurovision 2016’ lakuriq dhe i rrethuar nga ujqit.
Shumica besuan se 21-vjeçari po tallej kur e planifikoi këtë paraqitje, mirëpo pamjet e siguruara nga provat dhe të publikuara nga ‘LifeNews’, dëshmojnë se kjo koreografi e çuditshme në fakt është e vërtetë dhe do të realizohet, transmeton Gazeta Blic.
Madje, pamjet gjithashtu shfaqin një ujk duke kafshuar trupin e këngëtarit disa herë, kështu që kjo paraqitje në Eurovision pritet të jetë me të vërtetë drithëruese.