Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Kur Elvisi dhe Priscilla kurorëzuan dashurinë e tyre, ja disa momente nga celebrimi

03/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Kur Elvisi dhe Priscilla kurorëzuan dashurinë e tyre, ja disa momente nga celebrimi

Elvis dhe Priscilla janë takuar më 13 shtator 1959, gjatë një parti në shtëpinë e Elvis në Bad Nauheim Gjermani, ndërsa ai kryente shërbimin ushtarak. Priscilla 14 vjeç, tërhoqi vëmendjen e yllit të muzikës në atë kohë, me pamjen e saj më të madhe se sa ishte. Pavarësisht pengesave, dhe një periudhe të gjatë larg njëri tjetrit, ata u martuan më 1 maj, 1967, në Hotel Aladdin në Las Vegas. Në ceremoninë e tyre martesore e cila u organizua nga menaxheri i kengëtarit, Colonel Tom Parker morën pjese njerëzit tyre më të afërt, megjithatë dasma shkaktoi përçarje mes Elvis dhe disa nga miqtë e tij më të ngushtë të cilët nuk u ftuan në këtë ceremoninë.





Red West, sidomos, ishte i zemëruar në lidhje me mospraninë e tij në dasmen e mikut me të afërt..

Por nuk ishte vetëm West, i cili shprehu hapur zemërimin e tij në lidhje më këtë, pasi edhe disa miq të tjerë të këngëtarit ishin gjithashtu të zhgënjyer, pasi ata gëzonin një miqësi disa vjeçare, por ata fajësuan kryesisht organizatorin e ceremonisë Parker për përjashtimin e tyre nga dita më e rëndësishme e mikut të tyre.


Pas ceremonisë dhe konferencës për shtyp, e cila zgjati shumë pak minuta , Elvis dhe Priscilla u nisën direkt për muajin në Palm Springs me avionin e tyre privat.

Ndërsa pas tre javëve që ata kaluan së bashku në Palm Spring , çifti u kthyen në fermën e tyre privatë në Misisipi. Por pavarësisht se të dy vinin nga dy botë të ndryshme , Elvisi, ylli më i kërkuar i botës së muzikës, ndërsa Priscilla një vajzë e thjeshtë e një ushtaraku amerikan, kjo e fundit mundohej në çdo rast t’i përshtatej partnerit të saj dhe jetën që ai bënte.

Jo shumë kohë pas martesës së tyre , Priscillia ngelet shtatzënë, dhe kjo e mërziti atë, sepse mendonte se kjo shtatzëni do të ndikonte në marrëdhënien me partnerin. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë së saj, nëse e donte këtë fëmijë apo jo, Priscilla vendosi të mos e abortonte foshnjën. Dhe fiks 9 muaj pas martesës së tyre, me 1 shkurt 1968 ajo solli në jetë vajzën Lisa Marie. Ndërsa si duket dashuria e tyre nuk ishte e destinuar të jetonte gjatë, pasi Elvis dhe Priscilla divorcohen më 23 shkurt, 1972. Videoja më poshtë shfaq momentin kur dyshja e njohur kanë kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë./syri.net

Tags: elvis presly
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Zaimina shtatzënë? Përgjigjet këngëtarja

Zaimina shtatzënë? Përgjigjet këngëtarja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera