Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO ME BATUTAT E SADIKUT/ ‘Motra’e Diego Simeones komplimenton Roshin, vajzat vdesin për këtë futbollist

28/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
VIDEO ME BATUTAT E SADIKUT/ ‘Motra’e Diego Simeones komplimenton Roshin, vajzat vdesin për këtë futbollist

Një tjetër video nga ambientet ku qëndron e grumbulluar Kombëtarja shqiptare. Këtë herë është Armando Sadiku që bën batuta në një komunikim direkt me fansat e tij të “Intagram”-it, por edhe me lojtarët e njohur si Roland Peqini dhe Endri Vrapi.





Sadiku lexon edhe komentet e të tjerëve dhe pyetjet që bëhen nga tifozët kureshtarë që duan të dinë se pse iku Taulant Xhaka nga grumbullimi i Kombëtares.

Sadiku nuk harron të lexojë edhe ato më pikantet, të cilat thonë se Xhakën e la autobusi prandaj humbi grumbullimin. Në video marrin pjesë edhe lojtarët e tjerë si Hysaj, Strakosha, Hyka dhe Odise Roshi.


Nuk mungon as Frederik Veseli, i “shumëkërkuari” nga femrat. Ndërkohë që Sadiku regjistronte videon, Hyka dhe Hysaj po luanin “Play Station”.

Komentues: Ku është Xhaka?

Njëri nga lojtarët: Iku Xhaka se kishte probleme. Iku Xhaka te Kosova.

Koment që lexohet nga Sadiku: I dhembte koka Xhakës dhe iku me ble ilaçe dhe e la autobusi i Kamzës dhe humbi grumbullimin… Më pas sulmuesi i Kombëtares bën një pasthirrmë: “Eh pf, vëlla s’di…”

Endri Vrapi: O Sadik, thuaji Hykës që ka të fala nga Bakaj.

Hyka: Elisi e? Të fala bëj!

Komentues: O Sadik, mendon që Hysaj është asistuesi më i mirë që ndodhet në Kombëtare?

Sadiku: Vetëm ky ka ngelur tani, çfarë të bëjmë (qesh). Vetëm ky ka ngelur…

Komentues: A do jesh nesër në formacion?

Sadiku: Nuk e di nëse do të jem sepse kam një dëmtim në kofshë mbrapa edhe do ta provoj nesër në mëngjes. Shpresoj të jem mirë, do Zoti. Edhe po nuk luajta, kemi Cikalleshin edhe Balajn.

I bën ftesë Roshit për të shkuar në dhomë: O’ Odise Roshi duke na ndjekur online. Odi hajde, hajde tek 314-ta.

Në atë moment vjen Roshi me celular duke ndjekur videon, Sadiku: Meqë e donit aq shumë, ja ku e keni!

Komentues: Cikalleshi duhet të shënojë gol herën tjetër…

Sadiku: Cika do ta “thyj” këtë herë, me gjithë shtyllë me gjithë rrjetë… O do të bëj gol, o s’ka! Po ky kush është, m’u duk si Roland Peqini, por s’qenka ai. Vallë është duke na parë?!

(Roland Peqini futet “online” dhe sheh videon), Sadiku: Ja ja doli Land Peqini. Ku rri Peqini pa u fut. Si je vëlla? U mungon shumë çunave!

Sadiku: Oho, plasën komentet e mira për Roshin këtu. Roshi i gjigant, o legjendë! Ik o vëlla, se më harruan mua këta.

Roshi: Kujdes Sadik se po ta filmojnë videon dhe nesër e ke në “Facebook”.

Sadiku: Le ta hedhin o vëlla në “Facebook”! O Roshi, o gjigant shkruan Lela Simeone!

Hysaj: Simeone i Atletikos së Madridit. Motra e atij do të jetë.

Sadiku: Berat Gjimshiti erdhi këtu. Ueee përshëndeteni Beratin o Hyke!

Hyka: Të fala bëj! Po prit të bëj këtë golin o burrë (po luan “Play Station” me Hysajn).

Sadiku: O Peqin, i je futur ndonjëherë sparkatë këtij Hykës ti?

Roshi: Hyka nxirrte të gjithë me karton të kuq kur ishte në kohën e vet. Tani është në Amerikë.

Sadiku: Folu pak atyre të “Panorama Sport”. Si e bënë atë ata… Do dalim dhe ne!

Komentues: Kush ishte më i shpejtë Roshi apo Dos Santos.

Roshi: Sadiku e di më mirë, se e ka pasur në ekip. Dos Santosi ishte shumë i shpejtë, si gëzhojë!

Sadiku: Në Vlorë kam bërë gjithmonë plazh dhe kam njerëzit e mi.

Sadiku: Ku është Balaj?

Roshi: Po merret me taktikën ose do jetë në gjumë.

Komenton Veseli: Mos bëni zhurmë, flini gjumë!

Më vonë mbrojtësi u bashkohet të tjerëve që po qëndrojnë të gjithë në një dhomë. Sadiku: Hajde, o Vesel, se ti i ke qejf këto videot. Veseli bënte online kishte vetëm 34 vetë (qeshin).

Roshi: Ika unë, le të dalë Veseli aty tani se për atë “vdesin” gocat. / marrë nga panorama sport

Tags: batutafutbollistsadiku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
FOTO/ Dy tifozet seksi të kombëtares pushime së bashku, ja ku kanë shkuar

FOTO/ Dy tifozet seksi të kombëtares pushime së bashku, ja ku kanë shkuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera