Elida Cangonji, aktorja e disa roleve në filmat kinematografikë shqiptarë është ndarë sot nga jeta. E famshme sidomos për rolin e Zanës, vajzës së re që fliste në telefon me Dedën (personazhi i aktorit Rikard Ljarja) në filmin “Rrugë të bardha” ajo u shua sot në Francë. Agjencia e lajmeve “newsbomb.al”, raporton se artistja vuante nga leuçemia. Ajo ndodhej në Francë për kurim dhe vdiq pas një jave e shtruar. Elida Cangonji ishte me profesion psikologe. Ajo do të mbahet mend për disa role të rëndësishme në kinematografinë shqiptare në filmat “Në kufi të dy legjendave”, “Njeriu me top”, “Në fillim të verës”, etj.