Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Një fëmijë tjetër për familjen Fevziu? Blendi ka një përgjigje

10/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Një fëmijë tjetër për familjen Fevziu? Blendi ka një përgjigje

Jashtë studios së “Opinion”, gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka një jetë familjare, momentet më të bukura të së cilës i ndan shpesh edhe me miqtë e tij në rrjetet sociale. Fotot dhe videot nga fundjavat me vajzën e vogël Alis, janë bërë tashmë të zakonshme për të gjithë në profilet e tij.





 

Por nuk është e lehtë ta menaxhosh kohën mes profesionit që të merr pjesën më të madhe të ditës dhe familjes, e cila, po ashtu kërkon vëmendje. Në një intervistë të fundit për “Prive”, Blendi Fevziu ka rrëfyer ndër të tjera edhe për familjen dhe dy vajzat e tij, me të cilat, më vete, ka një marrëdhënie të veçantë.


“Vajza e vogël është akoma shumë e vogël, vetëm një vjeç e gjysmë. Tani është në fazën që thotë fjalët e para, më ndjek mua nga mbrapa, është e impresionuar nga bota e kafshëve që jetojnë rreth e rrotull kodrave ku banojmë ne. Bota për të është e bukur me dy prindër që i rrinë te koka. Ndërsa me vajzën e madhe kam zbuluar vitet e fundit udhëtimet e gjata”, – tregon Blendi për marrëdhënien me të bijat.

Por nëse familjes do t’i shtohet një anëtar tjetër, Blendi pohon: “Nuk e di, çdo fëmijë është gjithmonë i mirëseardhur. Unë them që nuk ka bekim më të madh për një shtëpi, për një familje sesa fëmija. Dhe praktikisht, kurdo që një familje shtohet me një fëmijë, kushdo familje, ndjej një lloj kënaqësie, edhe për miq të mi. Kështu që çdo herë që një fëmijë mund të vijë në familje, është i mirëpritur.”

I pyetur edhe për marrëdhënien me Inesin, prej 19-vjetësh tashmë, Blendi tregon se ka një raport të konsoliduar. Edhe asaj, si edhe të bijave, i kushton kohën e domosdoshme:  “Raporti në çift nuk është i lehtë për askënd, jo vetëm për figurat publike. Duket sikur figurat publike janë më të evidentuara përballë mediave ose përballë opinionit, por për të gjithë është i vështirë. Por për mua nuk ka pasur ndonjë problem thelbësor ky raport. Por çdo fundjavë jemi bashkë, edhe kur udhëtojmë, edhe në dreka e darka jemi bashkë. Rrallë mund të më gjesh në darka me shokë ose vetëm me burra, jam gjithmonë i shoqëruar.”

Marre nga Class

Tags: Blendi FevziuFamiljeFemije
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”
Breaking News

Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”

09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët
Breaking News

“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

09/01/2026
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!
Breaking News

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…
Breaking News

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

09/01/2026
Next Post
Zgjim me nerva, Musa përplaset me Fiorentinën: As më plas fare

Zgjim me nerva, Musa përplaset me Fiorentinën: As më plas fare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera