Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

VIDEO-RREFIMI/ Historia tronditëse! Dy motrat shqiptare në Greqi guxojnë, filmojnë babain duke abuzuar seksualisht me to

04/11/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO-RREFIMI/ Historia tronditëse! Dy motrat shqiptare në Greqi guxojnë, filmojnë babain duke abuzuar seksualisht me to

Dy motra minorene shqiptare kanë rënë pre të abuzimit seksual nga njeriu që duhej t’i mbështeste në jetë, babai i tyre. Nën një presion fizik dhe psikologjik dhe me gjithë familjen kundër, ato gjetën kurajon të vërtetonin në sytë e të afërmve të tjerë abuzimin e të atit dhe ta denonconin atë. Historia e tyre, e cila nis në Greqi dhe përfundon në Tiranë, shfaqet në ekranin e “Top Channel” e rrëfyer nga motra më e madhe, ndonëse edhe ajo minorene. “Ai vazhdoi të ushtronte dhunë, këto ishin dyshimet e para, ndaj meje dhe motrës. Pastaj nisi edhe fjalë banale e intime dhe u bë shumë e kuptueshme. Biseduam me xhaxhallarët që ishin në Greqi, por edhe ata nuk na besuan. Përmes kamerës së tabletit bëmë videon dhe ua treguam xhaxhallarëve”, thotë motra e madhe. Por, edhe pas kësaj prove të guximshme të realizuar nga motrat, familja sërish nuk i përkrahu. Në këto kushte, dy vajzat u detyruan të arratiseshin nga banesa ku qëndronin me të atin, në Greqi dhe të ktheheshin në Shqipëri me shpresën se do të bindnin familjarët për abuzimin që u bëhej. Dhe kur sërish nuk gjetën përkrahje, ato vendosën t’i drejtoheshin policisë.  “Në Greqi nuk na lejoi xhaxhai, sepse atje kishte gjyqin hapur dhe na tha se do ikni në Shqipëri dhe do t’i rregullonim gjërat në familje, jo në polici. Por, pasi mora vesh që babai kishte ardhur nga Greqia isha në rrezik. E dija që do vazhdonte të na dhunonte, ose të na zhdukte edhe kufomat, sepse na i kishte thënë, ndaj, të ndjera në rrezik bëmë denoncimin. E kemi biseduar këtë edhe me nënën, por nuk na ka besuar”, vijon rrëfeimin e saj vajza. Të vendosura që këtë betejë ta vazhdojnë deri në dënimin e babait, dy motrat nuk kanë tashmë asnjë apel për familjarët e tyre, por vetëm mall për vëllain dhe motrën më të vogël. “Për familjen jo. Thjesht ngaqë kam një vëlla e një motër të vogël, për ata më vjen keq”, thotë vajza. Megjithatë, ato kanë një apel për vajzat e tjera që mund të ndodhen në situata të tilla. “Nuk mund të kenë frikë. Çdo vajzë që e ka përjetuar dhe po e përjeton duhet të bëjë denoncimin në polici pasi do të jetë më e mbrojtur dhe më e sigurt, ashtu siç jam unë”, shton vajza. Ndërkohë, babai i vajzave, i arrestuar, së shpejti pritet të dalë në gjykatë, ku prova më e fortë janë vajzat e tij dhe videoja e realizuar.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
FOTOT/ Gjeni i situatave jashtë protokollit, ja çfarë do të na mungojë nga Presidenti më “cool” i Amerikës

FOTOT/ Gjeni i situatave jashtë protokollit, ja çfarë do të na mungojë nga Presidenti më “cool” i Amerikës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera