Fevziu, Gjebrea, Çani, Mamaqi etj, do të vazhdojnë të jenë edhe për një sezon figurat kryesore mashkullore të televizionit “Klan”. Po ashtu edhe imazhet femërore si Rudina Magjistari, Alketa Vejsiu, Eni Çobani, apo Klea Huta do të rinisin më 4 shtatori aktivitetin e tyre televiziv. Por sivjet në “Klan” janë bashkuar edhe tri imazhe të reja, një prej të cilave bëri bujë të madhe. Ajo është Marina Vjollca, e cila për herë të parë që në nisje të karrierës, lëvizi nga “Top Channel”. Veç Marinës do të shfaqen edhe dy bukuroshe, njëra në mëngjes e tjetra në mbrëmje vonë. Ato janë Arjola Shehu që flitet se do të drejtojë programin e mëngjesit, ndërsa tjetra është Nevina Shtylla, prezantuesja e re e “Jo vetëm modë”./ revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=lTQZhcCs8to&feature=player_embedded








