Polemikat e fundit rreth Donald Trump, shpërthyen pas vizitës së tij në Puerto Rico, ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara dërgoi ndihma për viktimat e uraganit Maria që shkatërroi krejtësisht ishullin. Gjatë këtij takimi nuk munguan deklarata apo gjeste që lënë vend për diskutim. “Cdo vdekje është e tmerrshme, por nëse ju ktheni kokën pas tek katastrofa e vitit 2005 shkaktuar nga uragani Katrina, ju keni 16 të vdekur krahasuar me mijëra njerëz që vdiqën atëherë”, tha Trump. Më pas ai nisi të hidhte letrën higjenike me stilin e hedhjes së topit të basketbollit, skenë që nuk pëlqeu dhe aq. Për më shumë, shikoni videon më poshtë./ revistawho.com







