jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Justin Bieber tani kërkon vetëm një ndihmë, atë hyjnoren! 21/03/2026
Urimi i Amit për ditëlindjen e Ermalit është gjithçka iu duhet për t’iu ngrohur zemrën! 21/03/2026
Mateo i rrëmbeu një puthje, reagon familja e Brikenës: Nuk ka vend për dramë! 21/03/2026
Romancë me Redonin? Egli sqaron situatën: Do doja ta kisha takuar, nuk ka asgjë mes nesh! 21/03/2026
”4 vjeç mbaja çelësin e shtëpisë”, Granit Xhaka rrëfen vështirësit e familjes: Nëna ime punonte më shumë se 16 orë… 21/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

VIDEO/ Skandal në shkollat 9-vjeçare: Ja si pihet dhe blihet hashash

20/12/2016
in Pa kategori
Reading Time: 5 mins read
A A
VIDEO/ Skandal në shkollat 9-vjeçare: Ja si pihet dhe blihet hashash

Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9 vjeçare në Tirnë blejnë hashash dhe e konsumojnë atë. Kamea e “Fiks Fare” filmoi në disa shkolla në Tiranë, ku fëmijët e blinin dhe e shisnin drogën pa kurrfarë problemi. Nisur edhe nga statistikat se është rritur numri i adoleshentëve që përdorin këtë lëndë narkotike, kamera e Fiksit dokumentoi me zë dhe figurë disa raste shit­blerje. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon. Shit­blerja e hashashit, nxënësit: Ky është Topmall Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamzë. Gjatë pushimit të gjatë, disa djem bisedojnë me ekipin e Fiks Fare. Biseda bëhet pranë kangjellave të oborit të shkollës. Njëri nga djemtë zotohet se do t’i ndihmojë për t’i gjetur hashashin, por i duhet të bisedojë me shokun e tij. Më pas, pranë bashkëpunëtorëve të Fiksit shkon një djalë tjetër dhe e pyet se për kur e do, pasi ai është përdorues vetë. “Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Sa të shkoj e ta marr” thotë nxënësi. Pas 30 minutash, pranë ekipit të Fiks Fare shkon një shitës, i cili thotë se ka dy teke.





unnamed-49

Teke është kodi që ai përdor për dy doza hashashi. Bashkëpunëtorët dhe shitësi largohen pak nga shkolla. Shkojnë në një ndërtesë të vjetër që ndodhet 20 metra larg shkollës së mesme prfesionale të kamzës.. Atje shitësi i jep hashashin. “Ke shumë aty, mjafton. Ke për dy herë” thotë shitësi. Fiksi shkon edhe në shkollën 9­vjeçare “Aleks Buda” në Laprakë. GAzetarët pyesin nxënësit që ndodhen gjatë pushimit të madh pranë rrethimit të oborrit të shkollës se kush mund t’ju gjejë hashash. Nxënësit tregojnë një qendër lojërash elektronike. Në këtë qendër ndodheshin disa djem, ku njëri prej nënësve futet dhe merr mallin brenda. Pas blerjes kamera e Fiks fare ka filmuar momentin kur nxëënsit e shkollës 9 vjeçare përgatisin cigaren e hashashit në oborrin e një pallatit që ndodhet pranë shkollës. Ata shprehen se malli është i mirë. Pasi diskutojnë me njëri­tjetrin, në fund i japin Fiksit edhe një dozë tjetër cigareje dhe largohen. Për të gjitha dozat, shitësit kërkojnë 10 mijë lekë të vjetra. 10­vjeçari duhanpirës: fillova cigaren kur isha 8 vjeç Krahas fenomenit të pirjes dhe tregtimit të lëndës narkotike, në shkollat shqiptare pihen lirisht duhan. Në një shkollë në Vorë, kamera e Fiks Fare filloi disa nxënës që pinë duhan në oborrin e shkollës, pa i’u “dridhur qerpiku”. Ndërkohë, i njëjti fenomen shfaqet edhe në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë. Edhe këtu, adoleshentët pinë duhan të pa shqetësuar nga stafi akademik. Fiksi zhvendoset në Elbasan, ku disa fëmijë në këtë qytet pinë duhan rrugëve dhe tregojnë para kamerës “bëmat”. Një i mitur tregon se po bën vite që pi duhan dhe thotë se do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.


unnamed-51

BISEDAT SHKOLLA E MESME PROFESIONALE, KAMËZ

Nxënësi– Hajde. Hajde pra.

Fiksi– Ç’a do më japësh?

Nxënësi– Po hajde pra.

Fiksi– Do vish të të them diçka? Më ndihmon me një cigare, teke? (hashash)

Nxënësi– Po moj.

Fiksi– Ke?

Nxënësi– Si s’kam. Ja të pyes këtë shokun.

Nxënësi tjetër­- Për tani e do?

Fiksi– Eee Nxënësi tjetër­ Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Përdorues jam vet.

Fiksi­-S’ke tani? Nxënësi tjetër­ Jo.

Nxënësi tjetër­-Ku do presësh këtu?

Fiksi– Po.

Nxënësi tjetër­-Në rregull.

Fiksi­-Në rregull?

Nxënësi tjetër­-Po.

Fiksi– Të jap lekët? Sa do? Kam një 10­she. Ok?

Nxënësi­-Në rregull.

Fiksi­-Këtu po të pres, mos u vono shumë, po bëj një xhiro.

Nxënësi­-Jo. Vjen shitësi.

Fiksi– Sa more?

Nxënësi– 2 (teke). Jam përdorues vetë, e pi përditë.

Fiksi– Do ma japësh apo jo? Nxënësi­ Ku ta jap, këtu? Hajde.

Shkojmë tutje dhe na jep boçen e kanabisit.

Nxënësi­-Të del kjo, të del e madhja.

Fiksi­-Vetëm një?

Nxënësi– E di sa është aty?

Fiksi­-Ma jep dhe një tjetër.

Nxënësi­-Po s’bone 3 (cigare).

SHKOLLA 9­-vjeçare “ALEKS BUDA”, LAPRAKË

Fiksi- Ç’a bone, si ja kalove? Ku mund të marr ndonjë qese?

Nxënësi­-Veç në lagje. A do me marr ti?

Fiksi­-Po. Flet me shokun tjetër.

Nxënësi­-O Ermal, a ke?

Nxënësi tjetër­-Kam mbaru, e shita. Sa do, cigare?

Nxënësi­-Një teke pra.

Nxënësi tjetër­-Tani do ta shohësh ti, kanë ata çunat.

Nxënësi­-Te Bernardi?

Nxënësi tjetër­-Eee.

Nxënësi­-Po e ka të mirë ai, po e kam në lagje, i thotë plakës time,

Nxënësi tjetër­-E kanë të mirë këta, mora mbrëmë, q… m…..

Nxënësi­-Jo të mirë, po tani e kanë bërë tritol, ja kanë q..r… Çdo tregtar mundohet me e marr mallin më të mirë.

Nxënësi tjetër­-Normal.

Nxënësi­- Këtu është topmalli? Mrena. O topmall.

Shitësi­-Hë ore.

Nxënësi­-Ku je ore topmall.

Futen brenda të marrin mallin

Nxënësi­-Shëndet.

Pamje kur e dredhin dhe e pinë


20161220-203239 by e-d21
Djali­-Sa lekë i merrni këto?

Shitësi­-5 (mijë).

Djali– 5 mijë lekë?

Shitësi­-Po.

Djali­-Është i mirë?

Shitësi­-Duhet me e pa qeta. Edhe ky nuk o i keq jo.

Fiksi­-Qenka tritol.

Shitësi­-Është bar i mirë me r… sh….

Djali­-Ta kishe djeg me çakmak.

Djali-tjetër­ Ça ke bo?

Djali­-Hiç t’u pi, si përherë. Sajova në një vend 50 gramë. Ky e di për ça më pëlqen ka një shije të mirë. A ke a do më?

Djali tjetër– Jo mor burrë./ Panorama

20161220-203413 by e-d21

20161220-203721 by e-d21

Tags: Hashashnxenesit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Shakaja e kripur e stafit të Shtëpisë së Bardhë për Obama-n para largimit (FOTO)

Shakaja e kripur e stafit të Shtëpisë së Bardhë për Obama-n para largimit (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera