Pas disa viteve martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre Anna, Soni Malaj i dha fund lidhjes me balerinin italian Mirko Luçarelli në 2015-ën, me të cilin u njoh gjatë ‘Dancing with the stars’. Këngëtarja pranoi publikisht vitin e shkuar se martesa e saj kishte marrë fund, ndërsa nuk u bënë asnjëherë të ditura arsyet pse çifti u divorcua. Gjatë një interviste për “Express Rozë”, e pyetur nga një prej fansave të saj për arsyet e ndarjes, këngëtarja është shprehur, “Nuk e di pse jam ndarë, vërtetë nuk e di. Ndarja nuk erdhi nga unë”, duke rrëfyer kështu qartë që në të vërtetë ishte Mirko ai që i kishte dhënë fund martesës.