Mes një situate të tensionuar është zgjuar mëngjesin e sotëm Parisi. Një polic raportohet se ka qëlluar me armë një person që kishte me vete një valixhe e që dyshohet se do të kryente një sulm terrorist në muzeun e Luvrit në Paris. Sulmuesi i cili u përpoq të kryejë sulm në zonën afër Muzeut të Luvrit në Paris, thuhet se ka bërtitur “Allahu Ekber”. Mediat franceze shkruajnë se ai ishte i armatosur me thikë, ku më pas bërtiti “Allahu Ekber”. Kjo shtyu që njerëzit që ishin afër muzeut të alarmoheshin dhe të iknin nga vendi i ngjarjes. Mediat franceze thonë se një ushtar francez kishte qëlluar në vendin e ngjarjes dhe e kishte plagosur sulmuesin. Sipas Reuters, sulmuesi po mbante një valixhe dhe u përpoq të hynte në Muzeun e Luvrit/Express
https://www.youtube.com/watch?v=DfH3YFMX_o0