Bashkëpunimi mes Silva Gunbardhit, Dafit dhe Mandit është kënga e parë shqiptare që kapi 100 milionë klikime në Youtube. Por kënga “Të ka lali shpirt” ka zbritur nga froni, duke i lëshuar vendin këngës ‘Bonbon’ të Era Istrefit, e cila në 10 muaj publikim ka arritur ta kalojë atë shifër. Zyrtarisht Youtube ka një këngë shqiptare tjetër në vend të parë, “Bonbon” me 234,965,973 klikime, ndërkohë që pas saj qëndron “Të ka lali shpirt” me 234,436,470.