Një video e publikuar nga faqja ‘Jeta osh qef’ tregon se si një vajzë vjedh disa produkte ushqimore në një dyqan në Tiranë. Duket se shitësi në momentin kur vajza është afruar nuk ka qenë aty, duke i lënë hapësirë asaj për të vjedhur disa molto, lëng frutash, etj. Vajza largohet e qetë pasi shikon pas por nuk kishte vënë re se aty pranë ishte një kamera sigurie e cila e nxori zbuluar.