Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEOSKANDALI/ Rrëfehet gjyqtari: E vërteta e njohjes me qytetaren

28/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEOSKANDALI/ Rrëfehet gjyqtari: E vërteta e njohjes me qytetaren

Publikimi i skandalit seksual në emisionin “Stop” u bë në një ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Mësohet se ceremonia nisi rreth orës 16:00 deri rreth orës 20:30, në qytetin e Gjirokastrës. Paraprakisht, në një reagim të shkurtër për “Panoramën”, Boçi ka mohuar ta ketë kontaktuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë. Ai deklaroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Boçi, i moshës 55­vjeçare, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën. Në ceremoninë e mbajtur dje ishin të ftuar kolegë të gjyqtarit, si dhe të vajzës së tij, e cila është me detyrë shefe finance në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Burime të Balkanweb thanë mbrëmë se kryegjyqtari Boçi kishte ftuar në ceremoni prokurorë dhe gjyqtarë të Gjirokastrës, si dhe drejtues të lartë të Policisë së këtij qarku. Por mësohet se ata nuk kanë shkuar pasi kishin dijeni për çështjen në fjalë. Guximtar Boçi është gjyqtar prej rreth 20 vitesh, ndërsa prej tri vitesh u emërua kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë kryerjes së detyrës ai është vlerësuar disa herë për punën. Vetëm tri vitet e fundit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mësohet se e ka vlerësuar tre herë Boçin nga ana profesionale. Kështu, më 11 tetor 2013 KLD ka miratuar një raport të vlerësimit profesional e etik të tij. Më pak se një vit më vonë, më 21 korrik 2014, u bë sërish një vlerësim dhe më i fundit ishte ai i 27 majit 2016. Në këtë datë, KLD ka miratuar një vlerësim të Inspektoratit për Boçin në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Megjithatë, pak kohë pas publikimit të skandalit, ministri Manjani deklaroi se do t’i kërkojë KLD­së shkarkimin si gjyqtar të Guximtar Boçit. Pas ngjarjes, nuk ka pasur asnjë reagim nga kolegët e tij në Gjirokastrës, veç asaj që u bë nga Tirana, nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.






Tags: e vertetagjyqtarimSkandal
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
TIRANE/ Zhduket 16-vjeçarja, prindërit: Kemi frikë mos e kanë çuar prostitutë

TIRANE/ Zhduket 16-vjeçarja, prindërit: Kemi frikë mos e kanë çuar prostitutë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera