Entela Zhula, këngëtarja që u bë e njohur nga pjesëmarrja në talent show-n “Star Academy”, përmes një statusi në “Facebook” ka denoncuar sot vjedhjen që i është bërë nga një kliente tjetër në një qendër tregtare. Entela ka publikuar për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, videon e kamerave të sigurisë ku duket qartë veprimi i zonjës bionde. Ja statusi i Entelës: “Sot në qendrën tregtare “TEG”, teksa po provoja këpucë, me gjakftohtësinë më të madhe, kjo gruaja bionde më vodhi çantën që sapo kisha vënë pas shpine atje ku isha ulur, duke më vjedhur portofolin që kisha brenda në çantë dhe pas kësaj ka fshehur çantën mes varëseve me rroba dhe del direkte nga dyqani, për të ngrënë vitet e reja me leket e mia e të gjithë atyre që kanë qenë viktima të vjedhjes si puna ime. Aq sa më dhimbsen ato lekë djerse, akoma dhe më shumë më dhimbsen patenta, karta e indetitetit, karta e bankomatit e dokumente të tjera në portofol”, – shkruan këngëtarja.
https://www.facebook.com/entela.zhula/videos/10208436723017322/?pnref=story