Genta Ismajli është prej vitesh një ndër këngëtaret më të preferuara të showbiz-it shqiptar. E gjithë këto vite punë dhe sukses për Gentën janë përkthyer normalisht në para. Genta jeton vetëm në një shtëpi 600 metra katror, e cila ndodhet në rrugën nga Prishtina për në Gjilan, sipas Anna Media. Në një intervistë të mëparshme këngëtarja ka thënë se i janë dashur katër vite për ta ndërtuar, e nuk e ka mohuar se vila i ka kushtuar shumë.