E ftuar tek ‘Rudina’ moderatorja dhe sipërmarrësja e njohur, Amarda Toska, ka pranuar publikisht se ajo dhe Ermali tashmë janë pronarë të një vile superluksoze në një nga zonat më të bukura të Tiranës ‘Rolling Hills’. Ami u shpreh se nuk është aspak turp për ta që kanë investuar për një pronë të tillë, sepse në fund të fundit është një investim i gjithë punës dhe sakrificave të tyra ndër vite. Ajo shtoi se në atë zonë kanë komshinj shumë personazhe të njohur. Burime të ‘Bluetooth’ bëjnë me dije se vila e tyre është pranë vilës së Fatos Nanos, gazetarit Blendi Fevziu, moderatorit Arian Çani etj.