Vildane Zeneli i është futur rrugës së muzikës. Modelja ka publikuar projektin e saj të parë me titull “Antisocial”. Vildania e kishte njoftuar pak ditë më parë se do vinte me një surprizë për fansat dhe tashmë surpriza është zbuluar. Kënga është pëlqyer shumë siç shihet edhe nga komentet në Youtube e në Instagram. Tekstin e këngës e ka shkruar Bardhi ndërsa muzika nga SBS Entertainment.